Nënkryetari i PD-së Edi Paloka ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama lidhur me denoncimin e oficerit të policisë Emiljano Nuhu për ngjarjen në Fushë-Krujë.

Përmes një statusi në Facebook, Paloka thekson se Rama dje nuk zhgënjeu, pasi pranoi që vajza, Xhisiela Maloku, e cila denoncoi djalin e deputeti të PS-së, po ridhunohej.

Reagimi i plotë i Edi Palokës në Facebook:

Ja pra dhe legeni kryeminister foli dje.

Prape nuk zhgenjeu!

Pranoi se vajza eshte dhunuar kur deklaroi se ate po “e ridhunojne” dhe…

Kercenoi se nuk do ti ndahet kemba kembes “horrit”, nenkomisarit te policise qe denoncoi perdhunimin.

Sulmoi “derrat”, opoziten dhe disa nga mediat qe denoncojne faktin se perdhunuesi me mbrojtjen e “rilindjes”, vazhdon te bredh i lire.

Sot 

Nga Rinasi, prane Fushe-Krujes, mori charterin e tij, nga postoi dhe video per shetitjen e rradhes ne Stamboll. Ne video, bashke me Ramen, duken disa familjare me vajzat e tyre adoleshente…

Felliqsire!