Kryeministri Edi Rama ka bërë publike një video në profilin e tij të Facebook, duke treguar se kush ishin udhëtarët e radhës që fluturuan me “Air Albanuia”.

Kësaj here ata që kanë fluturuar kanë qenë disa familje në vështirësi ekonomike, ndërsa Rama ka qenë vetë pjesë e tyre, së bashku me bashkëshorten Linda dhe djalin e tyre Zaho.

“MIRËMËNGJES dhe me këtë udhëtim krejt të pazakonshëm në krahët e AIR ALBANIA që me siguri do t’ju pëlqejë edhe juve për kaq sa do shihni, ju uroj një të dielë super”,shkruan ai në Facebook.