Në kuadër të vizitës në SHBA, Presidenti Ilir Meta po zhvillon takime edhe me komunitetin shqiptar atje.

Sot ai ka pasur një takim me Harry Bajraktarin, një personazh i njohur në mesin e shqiptarëve në Amerikë.

“Nuk mund të mos takohesha në New York, me veprimtarin e palodhur të çështjes shqiptare, Harry Bajraktari”, shkruan Meta.