Policia e Portit të Durrësit bën të ditur se ka prangosur një person, i cili ishte dënuar në Itali për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni, rrëmbim personi dhe marrëdhënie seksuale me dhunë”.

Sipas burimeve të policisë, mësohet se u kap shtetasi në kërkim ndërkombëtar, E. D., vjeç 46, i dënuar nga Gjykata e Apelit në Napoli me 10 vjet e 11 muaj burg.

Po të premten, është vënë në pranga në port një i ri kosovar, por banues në Serbi, që u kap me dokumente false.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës:

  1. Më datë 28. 09. 2018, në PKK, Port, në hyrje u kap shtetasi në kërkim ndërkombëtar, E. D., vjeç 46, pasi Gjykata e Apelit Napoli Itali, e ka dënuar me 10 vjet e 11 muaj burg për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni, rrëmbim personi dhe marrëdhënie seksuale me dhunë”. Nenet 61 e 110 të Kodit Penal Italian.
  2. Më datë 28.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi kosovar A.B, vjeç 23, banues në Beograd, Serbi, pasi në PKK, Port, Durrës, në terminalin e kontrollit të pasagjerëve, u kap duke kaluar kufirin, me pasaportë dhe kartë identiteti Sllovene, të falsifikuara. Neni 189 e 186 i Kodit Penal.