Pas një shkëputjeje disa vjeçare mësohet se Adi Krastën do ta shohim sërish në ekran.
Në një intervistë për “Panorama Plus” gazetari dhe moderatori i njohur ka treguar projektin e tij më të ri televiziv. Sipas tij, bëhet fjalë për një format të folur në të cilin nuk do të ketë spektakël, që do të transmetohet në “News 24”.
Emisioni do të ketë në qendër të tij aktualitetin ndaj do të mbajë emrin “A”, ndërsa ka folur për dy projekte të reja të parashikuara për vitin e ardhshëm.
“Janë dy projekte në diskutim, për të cilat kam menduar për një kohë të gjatë. I dyti, i cili do të ketë në qendër atë që quhet sot “Fake News” mendoj se vjen në kohën e duhur”.





