Gjatë qëndrimit në SHBA, në kuadër të Konferencës Ndërkombëtarë të OKB, Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me drejtuesit e organizatës "Vatra"”.

Në një postim në Facebook, Meta ndan me ndjekësit e tij takimin me drejtuesit e kësaj organizate të cilët i ka falënderuar për mbështetjen e Shqipërisë dhe çështjeve shqiptare.

"Kënaqësi të takohesha dhe të bisedoja me drejtues, përfaqësues dhe kryetarë të disa degëve në SHBA të Organizatës Panshqiptare “Vatra” dhe t’i falenderoja për mbështetjen e Shqipërisë dhe çështjes shqiptare," shkruan presidenti.