Lil Wayne ka zgjedhur që disa prej këngëve të tij (“TC5” dhe “Don’t Cry”) të kenë pjesë të zërit të reperit XXXTentacion, i cili u vra para disa muajsh jashtë një dyqani në Florida.
Burime për TMZ thonë se vokalet janë marrë nga produksioni dhe janë përshtatur pasi nuk ishin krijuar për këtë gjë.
Menaxheri i XXXTentacion, tregon se kanë regjistruar disa pjesë por nuk zgjodhën asnjërën për duetet me Lil Wayne ndërsa vdekja e tij e parakohshme bëri që të mos bëhej asnjë përzgjedhje.
XXXTentacion shprehej shpesh se reperi prej vitesh në treg, Lil Wayne ka qenë një ndikim i madh për karrierën e tij.





