"Sa herë kapet në krim, Edi Rama mbron kriminelët dhe sulmon denoncuesit e krimit!"
Kështu shkruan në një postim në Facebook, kreu i PD-së Lulzim Basha teksa ka publikuar një video të kryeministrit Edi Rama me rastet kur ky i fundit del kundër denoncimeve të bëra nga Partia Demokratike.
Një prej tyre është rasti i Dritan Zaganit, për të cilin Basha thotë se zbuloi krimin e Saimir Tahirit, por u trajtua si kriminel nga Edi Rama.
Po ashtu përmend edhe Emiliano Nuhun, që sipas Bashës zbuloi krimin e Taulant Ballës dhe Rrahman Rrajës, por që sërish nga Rama u trajtua si kriminel.





