Partia Demokratike ka organizuar një protestë në Korçë ku kryeministri dhe ministrat ndodhen për të zhvilluar mbledhjen e qeverisë.

Mbledhja po mbahet tek "Shtëpia e Flamurit" dhe policia kishte vendosur kordon policor për të ndaluar protestuesit t'i afrohen.

Ka pasur tensione në momentin kur protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë dhe të afrohen aty ku po mbahet mbledhja por nuk janë lejuar.