Kreu i Partise Demokratike Lulzim Basha, ka reaguar pas statusit të kryeministrit Edi Rama për rastin e Xhisiela Malokut.

Në një postim po në Twitter, duke komentuar reagimin e kryeministrit mbi këtë çështje, kreu i PD thotë se “Edi Rama është i zhytur aq thellë në kalbësirën e krimit dhe drogës të pushtetit, sa nuk ka më asnjë gram ndjeshmërie prindërore për një vajzë të përdhunuar dhe të torturuar nga banda e tij. TURP!”

“Në vend që të mbrojë vajzën jetime, amniston përdhunuesin dhe kriminelët e grupit të tij parlamentar Taulant Balla dhe Rrahman Rraja, njësoj siç bëri me përdhunuesin Elvis Roshi dhe trafikantin e vajzave Arben Ndoka”, shkruan Basha.

Sipas tij, krimi shtetëror është projekti personal i Ramës. “Ne do ta çmontojmë nga rrënjët! Politika do të pastrohet nga krimi”, shkruan më tej kreu i PD.