Problemet me pronat janë mjaft të mëdha e të pazgjidhura në vite. Një grup banorësh të ish-komunës së Rrashbullit, fshati me i afërt me lagjen 14 të Durrësit, protestuan para bashkisë.
Ata thanë se tokat që kanë përfituar me ligjin 7501 nuk i rregjistrojnë dot në Zyrën e Rregjistrimit të Pasurive. Tokat i kanë përfituar si banorë të fshatit, për të cilën disponojnë edhe dokumentacionin e duhur.
Më pas në tokat e përfituara me ligjin 7501 kanë ndërtuar banesa vete banorët, ndërsa pjesë të tjera toke, ua kanë shitur banorëve që erdhen nga zona të ndryshme të vendit.
Mospajisja me certifikatë pronësie nga pronarët përfitues të tokës me ligjin 7501 por edhe banorët që ndërtuan aty, mban pezull procesin e legalizimit të banesave informale.
Në një krah ish-pronarët realë të pronës, me pas edhe ata që përfituan me ligjiin 7501, dhe në fund ata që kanë ndërtuar pa leje e duan legalizim banese, ndeshen në zyrat e Hipotekës për pronësinë e parcelave.
K.H.





