Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar edhe përgjatë fundjavës ushtrimin e kontrolleve në funksion të parandalimit të aksidenteve dhe verifikimit të kundra vajtjeve administrative.
Nga kontrollet e mbrëmshme janë verifikuar dhe arrestuar në kushtet e flagrancës 10 persona, nga të cilët 8 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 2 të pa pajisur me leje drejtimi.
Gjithashtu janë pezulluar 36 leje drejtimi, nga te cilat 25 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 11 të tjera për shpejtësi mbi normat e lejuara.
Janë konstatuar dhe ndëshkuar 5 drejtues mjetesh për mos rregullim shpejtësie në qendrat e banuara.
Janë konstatuar dhe ndëshkuar 8 mjete për xhama të errësuar.
Janë konstatuar dhe ndaluar administrativisht 16 mjete për detyrime administrative të pashlyera
Si dhe janë vendosur 110 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.
Kontrollet do vazhdojnë pa ndërprerje, me qëllimin e vetëm, parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve te rrugës, njofton policia në faqen e Facebook-ut.





