Gjashtë nga nëntë të arrestuarit si pjesë e grupit kriminal “Bajri” janë shprehur kundër masës së sigurisë “arrest me burg”, dhe kanë kërkuar lirinë.

Avokati i tyre Arbër Hoxha ka depozituar kërkesën e këtyre të fundit, për lirim nga burgu dhe një masë më të lehtë sigurie.

Grupi i “Bajri” akuzohet trafik ndërkombëtar droge, armëmbajtje pa leje, vrasje të mbetura në tentative, trukim ndeshjesh dhe shumë veprimtari të tjera të paligjshme.

Kërkesa është firmosur nga:

  1. Safet Bajri
  2. Ilir Rustemi
  3. Emrah Plaku
  4. Ismet Idrizi
  5. Denis Brajoviq
  6. Klaudio Hoxhalli.