Ekspertiza mjeko-ligjore zbulon të vërtetën për vdekjen e 83-vjeçares Floresha Shkurti, banuese në lagjen nr.16, në Durrës.
Gruaja e moshuar u gjet e pajetë këtë të enjte në banesën e saj.
Sipas ekspertizës, e moshuara ka gjetur vdekjen nga një goditje në kokë. Por ende nuk është zbuluar se me çfarë është goditur 83-vjeçarja.
Dyshimet e para për ngjarjen ranë mbi nipin e gruas në moshë të thyer, i cili jetonte me të.
Policia ka shoqëruar paraditen e sotme nipin e Shkurtit.
K.H.





