Rita Ora ka zbuluar një bashkëpunim që pritet të publikohet shumë shpejt.
Ajo po sjell më në fund albumin e saj të dytë në karrierë, ndërsa me këngën më të fundit të publikuar, “Let you love me”, po gëzon sukses shumë të madh.
Por, me sa duket këto nuk janë të rejat nga Rita.
Këngëtarja tani ka treguar se ajo ka bërë një këngë bashkë me grupin shumë të suksesshëm britanik, Clean Bandit.
Rita ka thënë se është shumë e lumtur që është pjesë edhe e albumit të grupit të suksesshëm, ndërsa nuk i pritet që fansat ta dëgjojnë këngën në të cilën ata kanë punuar bashkë.





