Detaje të reja dalin për ngjarjen e sotme të ndodhur në lagjen nr.16 në Durrës, ku u gjet e vdekur në banesën e saj 83-vjeçarja Floresha Shkurti.

Policia po heton në dy pista: atë të vdekjes për shkak të moshës, që dyshohet se e moshuara mund të jetë rrëzuar e të jetë vrarë, si dhe pistën e vrasjes. Kjo për shkak se nga këqyrja paraprake, të ndjerës i janë konstatuar shenja goditjeje në kokë.

Teksa fqinjët e Floresha Shkurtit, shprehen se ajo ishte e urtë dhe nuk kishte ndonjë pasuri që dikush ta grabiste, dyshohet se mund të jetë goditur nga nipi me të cilin 83-vjeçarja ndante banesën.

Ndërkohë, forcat e policisë kanë shoqëruar në komisariat nipin.

Pritet dhe rezultati i ekspertizës, për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

Informacioni paraprak i policisë:

Më datë 27.09.2018, në lagjen Nr.16 Durrës është gjetur pa shenja jete në banesë shtetësia F.Sh. 83 vjeçe.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.