Gjatë natës së parë të spektaklit “Dance With Me”, këngëtari shqiptar Seldi konfirmoi lajmin se ai dhe Mimoza Shkodra i kishin dhënë fund fejesës. Madje ai u shpreh se edhe përse janë ndarë, ka shumë respekt për të dhe familjen e saj.
Teksa u pyet nga Alketa Vejsiu në lidhje me Mimozën, Seldi tha: “Jo nuk jemi më bashkë. Kështu paska qenë e shkruar. Gëzoj shumë respekt për Mimozën dhe familjen e saj”.
Pas deklaratave të ish-të fejuarit, këngëtarja nuk reagoi aspak dhe qëndroi në heshtje. Por dje, ajo ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” një video ku përshkruhet qartë gjendja e saj emocionale.
Mimoza shfaqet duke vallëzuar e lumtur në mes të rrugës e veshur sportive. Duket se pas ndarjes, ajo ka gjetur qetësinë dhe po i kushton më shumë kohë vetes.





