Djali i ish-deputetit socialist, Durim Hushi, që u nda nga jeta gjashtë ditë më parë, në moshën 65-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë njofton gjithë miqtë dhe të njohurit për detajet e ceremonisë mortore.

Me një shënim në rrjetet sociale, Xhet Hushi, shkruan se trupi i pajetë i të atit, ish-deputetit, do të sillet nesër në atdhe, ndërkohë që homazhet dhe ceremonia do të zhvillohen ditën e premte.

POSTIMI I TË BIRIT

Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen dhe fjalët e ngrohta në këto momente të vështira. Ju njoftoj se ne kthehemi nesër (të enjten) nga aeroporti i Rinasit dhe kthejmë babin për herë të fundit në shtëpi në Tiranë. Të premten do të kryhen homazhet në Teatrin Skampa në Elbasan në orën 09:00-12:00 dhe më pas zhvillohet ceremonia mortore në varrezat e Elbasanit. Faleminderit.