Presidenti Ilir Meta aktualisht ndodhet në SHBA në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Përmes një postimi në Facebook, Meta ndan me ndjekësit takimin me kryeministrin italian Giuseppe Conte, të cilin e ka uruar për marrjen e detyrës.

“Kënaqësi të takoj dhe ta uroj Giuseppe Conte, për marrjen e detyrës së Kryeministrit të Italisë. Marrëdhënie të shkëlqyera tradicionale e miqësore mes dy kombeve e vendeve tona. Mirënjohës për mbështetjen dhe asistencën shumëdimensionale italiane” shkruan Meta krahas fotos me Conte-n.