Shifrat e udhëtarëve dhe autoveturave që shfrytëzojnë lundrimin me tragete, në gjysmën e dytë të muajit shtator kanë rënë ndjeshëm pas përfundimit të pushimeve verore të bashkatdhetarëve pranë familjeve të tyre.
Megjithatë numri i përgjithshëm i udhëtarëve që nga fillimi i këtij muaji ka arritur në afro 71 mijë, si dhe mbi 14.330 autovetura.
Nga të dhënat operative të APD-së, mësohet se në periudhën 1-24 shtator të këtij viti kanë lundruar me tragetet e linjës Durrës-Bari e Durrës-Ankona 51.793 udhëtarë me 10.296 autovetura, ndërsa pjesa tjetër, disa herë më e vogël në numër ka mbërritur nga portet italiane në Durrës, saktësisht 19.145 udhëtarë dhe 4.061 autovetura.
Gjatë së njëjtës periudhë tragetet janë shfrytëzuar nga bizneset e ndryshme për transportin e mallrave me kamionë dhe trajlerë, gjithsej 5.174 të tillë.
Gjatë muajve korrik-gusht të këtij viti tragetet u shfrytëzuan nga 384 mijë udhëtarë gjithsej.