Zv/kryeministrja Senida Mesi, teksa ka folur nga foltorja e Kuvendit, për luftën ndaj krimit të organizuar, tha se operacioni “Forca e Ligjit” është duke vepruar prej kohësh dhe ka dhënë rezultate konkrete ku disa grupe kriminale janë goditur, hetimet vazhdojnë dhe të tjerë do të goditen.

Ndonësë projektligji në diskutim të rendit të ditës kishte bënte me çështje të bujqësisë, Mesi si deputete e qarkut të Shkodrës, nuk ka mundur të mos prekë çështjet e sigurisë dhe rendit, veçanërisht pas ndalimit të grupit famëkeq “Bajri” nga ana e policisë.

“Lufta ndaj krimit të organizuar nuk lejon asnjë kompromis sado risk që mbart dhe ne jemi të vendosur të sigurojmë jetën dhe mirëqenien e çdo shqiptari, çdo investitori të huaj apo vendas”, u shpreh Mesi.