Këngëtarja e njohur Altuna Sejdiu po përgatitet për të sjellë një projekt të ri muzikor në bashkëpunim me Seven Saraçin, ku modelja Vildane Zeneli do jetë aktore në klip.
"Prive" ka zbuluar se fabula e këngës është se të dy artistët do të jenë në "luftë" për të fituar zemrën e Vildanes.
Kujtojmë që Tuna përfshiu disa herë zërin e Sevenit në këngën "Chonga" që u shënua si rikthimi i saj në muzikë pasi u bë nënë me Tianin.





