Për ditën e sotme, e diel 23 shtator 2018, moti në vendin tonë parashikohet se do të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Sipas MeteoAlb, më pas kthjellimet fuqizojnë të gjithë territorin shqiptar, ndësa në orët e pasdites vranësira lokale shfaqen në zonat qëndrore dhe në zonat jugperëndimore, por pjesa tjetër do të mbetet në kushtet e një moti të kthjellët.

Temperaturat do të mbeten konstante në orët e para të ditës, por një rritje të lehtë sjellin orët e mesditës, duke ruajtur maksimumin në 33 gradë Celsius. Era do të fryjë me shpejtësi 28 km// në drejtimin verior duke shkaktuar në det dallgëzim 3 ballë.