Kryeministri Rama ka reaguar pas aksionit të madh policor që çoi në pranga 11 persona si pjesë e grupit të rrezikshëm kriminal në Shkodër.
Me një shënim në Twitter, kryeministri i vendit shkruan se “Policia e Shtetit foli përsëri me forcën e vendosmërisë sonë në luftën kundër krimit”.
“Policia e Shtetit foli përsëri me forcën e vendosmërisë sonë në luftën kundër krimit. Forca e Ligjit prangosi rrjetin kriminal të Shkodrës pas një pune policore disamujore të shtrirë edhe jashtë vendit. Respekt dhe për vendosmërinë e Prokurorisë. Forca e Ligjit po përshkallëzohet”, shkruan Rama.





