materiale ndërtimi, qymyr koks dhe plehra bujqësore
Materialet e ndërtimit, qymyri koks dhe plehrat bujqësore vijojnë të jenë në vendet e para të listës së mallrave të importit, që kanë mbërritur me anije në portin e Durrësit gjatë periudhës janar-gusht 2018.
Ndërkaq, mbi 130 mijë tonë çimento “made in Albania” është eksportuar me anije në 8 muaj nga Durrësi në drejtim të vendeve të tjera.
Nga të dhënat e Sektorit të Statistikave në APD, mësohet gjithashtu se në Durrës gjatë këtyre 8 muajve janë shkarkuar 145 mijë tonë qymyr koks.
Më pas renditen llamarina, prokatet dhe hekuri me 85 mijë tonë gjithsej; 60 mijë tonë çimento importi, e po ashtu edhe melamina me 54 mijë tonë.
48 mijë tonë të tjera ku përfshihen pleh kimik, nitrat dhe ure’ kanë mbërritur në Durrës me anije, njëlloj si 16 mijë tonë ushqim për blegtorinë.
17 mijë tonë xhama dhe po aq blloqe mermeri bëjnë pjesë gjithashtu në listën e mallrave të importit gjatë 8-mujorit të parë të vitit 2018, ku hyn edhe një sasi prej 127 mijë tonë skrap.