Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi se gratë janë ato që vuajnë më shumë se kushdo tjetër pasojat e ekonomisë, korrupsionit apo dhe krimit.
Përmes një statusi në "Facebook", Basha ka dhënë mesazhin e qartë, ndërsa mbështet fuqinë dhe angazhimit e grave. Ai ka postuar disa foto ku mes të tjerash shihet me presidenten e Grave të PPE-së, Doris Pack.
Lideri demokrat thekson se ndihet me fat që mbështetet miqësisht te gratë kurajoze europiane dhe shqiptare.
“Gratë janë ato që vuajnë më shumë se kushdo tjetër pasojat e vështirësive ekonomike, korrupsionit dhe krimit. Por gratë janë po kështu edhe luftëtaret më të forta, guximtaret më të mëdha.
Unë ndihem me fat që mund të mbështetem në miqësinë, vendosmërinë e ndershmërinë e grave kurajoze europiane dhe shqiptare, në betejat që kemi përpara”, shkruan Basha.





