Dhjetë prokurorët e Krimeve të Rënda që refuzuan dosjen "Shullazi" do të ngrenë dy padi ndaj kreut të kësaj Prokurorie, Donika Prelës dhe kryeprokurores së përkohshme Arta Marku.
Prokurorët kanë shkuar për të takuar Arta Markun dhe për ti kërkuar sqarime lidhur me transferimet dhe masat disiplinore të marra ndaj tyre.
Por Kryeprokurorja ka refuzuar që ti presë. Në këto rrethana, tre nga prokurorët i kanë hyrë me forcë në zyrë, por Marku ka lajmëruar policinë për largimin e tyre.





