Pas urdhërit të kryeprokurores Arta Marku për të nisur hetim disiplinor për 10 prokurorë të cilët refuzuan shortin e çështjes "Shullazi", ka dhënë dorëheqjen nga detyra kreu i Drejtorisë së Inspektimit në Prokurori, Sokol Stojani, i cili nuk pranon të hetojë kolegët e tij.
Një ditë më parë Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku urdhëroi hetimin disiplonor për prokurorët: Olsian Çela, Sonila Muhametaj, Besim Hajdarmataj, Përparim Kullurin, Behar Dibrën, Arenc Çelën, Edvin Kondilin, Pranvera Pustinën, Eugen Beçin dhe Blerim Tominajn.
Gjithashtu Marku vendosi transferimin e përkohshme në rrethe të prokurorëve, konkretisht: Olsian Çela, i cili do të transferohet në Prokurorinë e Beratit, Sonila Muhametaj, e cila do të transferohet në Prokurorinë e Pukës dhe Besim Hajdarmatajn, i cili do të transferohet në Prokurorinë e Pogradecit.





