Prokuroria ka zgjidhur ngërçin e krijuar për çështjen “Shullazi” për shkak të mungesës së prokurorëve. Përcaktohet grupi i prokurorëve që do të përfaqësojnë në gjykim çështjen në ngarkim të Emiljano Shullazit dhe bandës së tij.
Lajmi është bërë i ditur nga Prokuroria e Përgjithshme e cila përmes një njoftimi për mediat bën me dije se në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë përcaktohet grupi i prokurorëve që do të përfaqësojnë në gjykim çështjen në ngarkim të të pandehurve Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi.
Organi i akuzës bën me dije se emrat e prokurorëve do të bëhen publikë në seancën gjyqësore të radhës, më 25 shtator.





