Kjo e premte nga MeteoAlb parashikohet me kthjellime të cilat do vijojnë në zonat bregdetare, ndërsa në zonat Qëndrore dhe zonat Jugore parashikohen vranësira kalimtare, kryesisht në ekstremin Verior.
Pasditja fuqizon vranësirat në zonat Veriore dhe Lindore, ku priten shira të izoluar.
Temperaturat e ajrit mbeten thuajse konstante gjatë mëngjesit, deri në mesditë. Përjashtim bëjnë zonat Veriore dhe Verilindore, ku do të ketë një zbritje të temperaturave.
Era do të fryjë kryesisht mesatare, me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det dallgëzimi jetë 1-2 ballë.





