4 ndeshje skualifikim për Douglas Costën!

Ishte ky vendimi që mori gjykatësi sportiv në Itali për sulmuesin anësor të Juventusit i cili në fund të ndeshjes ndaj Sassuolos bëri një gjest shumë të shëmtuar duke pështyrë në fytyrë kundërshtarin e tij Federico Di Francesco.

Douglas Costa rrezikonte nga 3 deri në 6 javë dhe gjykatësi sportiv është mjaftuar me një rrugë të mesme duke e pezulluar me 4 takime brazilianin i cili do të humbasë kështu 4 sfidat e ardhshme të bardhezinjëve në Serinë A përfshirë edhe duelin e rëndësishëm ndaj Napolit.