Romelu Lukaku dhe Chris Smalling i rikthejnë buzëqeshjen Jose Mourinhos dhe ulin me këmbë në tokë Watfordin e Javi Gracias.
Djajtë e Kuq regjistruan suksesin e dytë radhazi në Premier League pasi Manchester United fitoi 1-2 në transfertën e Watford falë golave të realizuar në pjesën e parë nga Lukaku dhe Smalling.
Finalizimi i Gray nuk mjaftoi që Watford pas 4 fitoreve në 4 javët e para të evitonte disfatën e parë sezonale.





