Napoli i Ancelottit vuajti por në fund mori tre pikë ndaj Fiorentinës falë një goli të Lorenzo Insignes, 12 minuta para kohës së rregullt duke u rikthyer te suksesi pas asaj disfate të rëndë ndaj Sampdorias.

Në të 78-ën pas asistit të Milik, Insigne gjeti goditjen fituese duke e ngjitur Napolin në kuotën e 9 pikëve po aq sa edhe Juventusi që luan nesër.

Fiorentina e Piolit ndoshta meritonte një pikë për atë që shfaqi në San Paolo pasi sfida ishte deri diku e barabartë por në fund vendosi goli i Insignes me skuadrën vjollcë që pësoi humbjen e parë sezonale.