Ambasada Amerikane në Tiranë, bën apel për të gjithë ata që këtë verë janë dashuruar dhe fejuar me një qytetar/e amerikan/e, që të dorëzojnë sa më shpejt peticionin për vizën K-1 pranë USCIS për partnerin shqiptar/e.
Siç shpjegohet në postimin e ambasadës në Facebook, duhen disa muaj për shyqrtimin e aplikimit ndaj është e rëndësishme të aplikohet sa më shpejt.
"Keni rënë në dashuri këtë verë dhe jeni fejuar? Nëse i fejuari juaj është qytetar amerikan, atëherë ai ose ajo duhet të dorëzojë peticionin për vizën K-1 pranë USCIS për ju. Duhen disa muaj për shqyrtimin e peticionit, ndaj aplikoni sa më shpejt!"





