Spanja me në krye Luis Enriken, shpartalloi mbrëmjen e djeshme Kroacinë, finaliste të Botërorit, me shifrat 6-0, por diçka tjetër që nuk shpëtoi nga sytë e kamerave, ishte festimi i golit të pestë, shënuar nga Serxhio Ramos.
Mbrojtësi i Realit të Madridit, pasi dërgoi topin në rrjetë me kokë, u kthye nga kamerat, ku bëri me duar edhe shenjën e shqiponjës. Ende nuk dihet arsyeja e këtij llojë festimi nga ana e Ramosit por ai rrezikon seriozisht të dënohet nga FIFA.
Mediat në Serbi e kanë quajtur provokim këtë gjest dhe raportohet se janë dërguar disa ankesa drejt FIFA-s. Kujtojmë se pikërisht për këtë veprim është dënuar më parë Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri në ndeshjen Zvicër-Serbi në Kupën e Botës. Gjithësesi ende na duhet të presim nëse FIFA do të marrë ndonjë masë për Ramos.





