Brazili shkatërroi 5-0 El Salvadorin në miqësoren e zhvilluar në “FedEx Field” të Landover, Maryland, në prani të 28 mijë spektatorëve. Neymar u bë sërish protagonist me simulimet e tij, aq sa kryesori u detyrua ta ndëshkonte me karton të verdhë.
“Ylli” i PSG shndërroi në gol penalltinë e fituar nga ai vetë në minutën e katërt, ndërsa në të 16-tën dyfishoi Richarlison, që gjeti golin e parë me “Seleçaon” me një goditje spektakolare paksa prirët me portën.
Coutinho realizoi të tretin me një goditje të saktë nga vija e 16 metrave, ndërsa në pjesën e dytë shënoi sërish Richarlison (realizoi dygolësh) dhe Marquinhos, për të cilin ishte gjithashtu goli i parë me përfaqësuesen. Duket se Argjentina ka mbetur në vend numëro edhe pas largimit të trajnerit Jorge Sampaoli.
Bardhekaltrit, të drejtuar nga Scaloni, barazuan 0-0 me Kolumbinë në “MetLife Stadium”. Çuditërisht, më i miri për Argjentinën rezultoi portieri Armero, ndërsa Paulo Dybala e nisi nga stoli sfidën, me Icardin titullar në vijën e parë. Sulmuesi i Interit pati një rast të mirë në pjesën e parë, por u ndal nga Ospina.
Shtypi vendas, si gjithmonë nuk i ka kursyer kritikat, sidomos për lojtarët e sulmit, duke i dhënë Mauritos notën 4. Në takimet e tjera Shtetet e Bashkuara mposhtën 1-0 Meksikën me gol të Adams, Panama – Venezuelë përfundoi 2-0 dhe Ekuador – Guatemalë 0-2.





