Luka Modric ende dëshiron t’i bashkohet Interit, kësaj radhe në janar, gjashtë muaj pasi iu mohua kalimi në Serie A nga skuadra e tij Real Madridi.

Tani, sipas Sport Mediaset, Interi duket se do të përpiqet përsëri ta transferoj mesfushorin kroat gjatë afatit kalimtar dimëror.

Ylli i Kroacisë është i interesuar t’i rihapë bisedimet në fillim të afatit kalimtar të janarit, pasi presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, refuzoi ta shiste në verë.

Thuhet se Modric është i intriguar nga mundësia për ta sfiduar Cristiano Ronaldon e Juventusit, nëse ndodh që t’i bashkohet zikaltërve.