Kryetari i PDIU-së i mbetur për pak vota jshtë parlamentit ka paralajmëruar kalimin e tij nga koalicioni qeverisës në atë me PD dhe opozitën e bashkuar.
“Në kushtet kur kjo mazhorancë e ka marrë të gjithë tepsinë për vete dhe deklaron se do të hyjë e vetme në zgjedhje, e në kushtet që për çështjen e shqiptarëve të Çamërisë kemi ndryshim 180 gradë të qëndrimit të kësaj mazhorance dhe të Edi Ramës, në mbledhjen e para dy ditëve të Kryesisë së PDIU-së vendosëm mbledhjen e Këshillit Kombëtar sot për të diskutuar për kalimin në opozitën zyrtare dhe mundësitë e negociatave me Partinë Demokratike, për t’u rreshtuar në këto zgjedhje me koalicionin opozitar”, deklaroi Shpëtim Idrizi, në emisionin “Top Talk” të gazetarit Denis Dyrnjaja.





