Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur vendimin e Autoritetit të Mediave Audiovizive për të rindezuar sistemin e vjetër të transmetimeve. Në një status në "Twitter", kreu i qeverisë thotë se duhet zbatuar norma europiane, por nuk mund të fiket sistemi pa siguruar akses për këdo në sistemin e ri.

Statusi i Ramës në "Twitter":

Përshëndes vendimin e autoritetit të pavarur për rindezjen e sistemit të vjetër të transmetimit televiziv. Zbatimi i normës europiane është një domosdoshmëri, por nuk fiket sistemi i vjetër pa siguruar akses për këdo në sistemin e ri.