Opozita e Bashkuar do të vazhdojë edhe këtë javë me bojkotin e Kuvendit.
Grupi parlamentar i Partisë Demokratike vendosi të hënën të mos marrë pjesë as në mbledhjet e komisioneve parlamentare dhe as në seancën plenare të Kuvendit ditën e enjte.
Opozita e Bashkuar ka vendosur që ditën e seancës në Kuvend të mblidhet në Durrës. Javën e kaluar, ata u mblodhën në Shkodër dhe Elbasan për të treguar mbështetjen e tyre ndaj qytetarëve në përballje me krimin.
Deputetët opozitarë nuk janë kthyer në parlament pas pushimeve të verës, ndërsa Kryetari i PD-së gjatë fjalimit të mbajtur në Shkodër e quajti Kuvendin “fole krimi”.





