Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijon të këmbëngulë me nismën më të re të, atë të Vettingut në politikë.

Përmes një citimi të Prokurorit të antimafias italiane, Paulo Borselino, i vrarë nga mafia në vitin 1992, Basha jep një ide më të qartë të nismës së forcës së tij politike.

“Ekziston një keqkuptim bazë sipas të cilit politikani që shoqërohet me mafiozë, nëse nuk dënohet nga gjykata, është i ndershëm! JO! Gjykata mund të bëjë vetëm vlerësime të natyrës gjyqësore. Është detyrë e institucioneve që TË FLAKIN politikanët e afërt me Mafian, për të qenë të ndershme dhe për t’u shfaqur si të tilla”, ka qenë citati i Paolo Borsellinos, i zgjedhur nga kreu i PD-së këtë të diel.