Partia Demokratike akuzoi kryeministrin Edi Rama se përmes amendimeve në ligjin për ish-të përndjekurit ka reduktuar fondin e dëmshpërblimit për këtë kategori.
Sipas opozitës, qeveria injoron rregullat e trashëgimisë duke përjashtuar nga kjo e drejtë familjarët e personave që nuk jetojnë më.
Deputeti Enkelejd Alibeaj tha nga selia blu se paratë nga fondi i dëmshpërblimit, qeveria do t’i vërë në dispozicion të koncensioneve korruptive dhe PPP-ve që kryeministri i jep për familjarët dhe miqtë e tij.





