Duke komentuar vendimin e kryeministrit Edi Rama për të përjashtuar nga radhët e Partisë Socialiste, deputetin e Kurbinit, Gjetan Gjetani, gazetarja e njohur e politikës Mimoza Koçiu, tha se deputeti përjashtohet vetëm se flet.

Sipas saj, morali i kryeministrit është që "bëni çfarë të doni, vetëm heshtni".

Postimi i plotë i Koçiut:

E meriton te përjashtohet deputeti i Kurbinit, qe foli për frikën që kanë mbjelle tek banoret e Laçit, vrasjet e fundit dhe kërkoi reagim nga shteti e policia. Timonieri tha se deputeti ne fjale paska shantazhuar për emërime, deri edhe në polici!!!! Por sa kohë heshttë, ishte në rregull. Sapo hapi gojën, u bë për t'u përjashtuar. Morali: bëni çfarë të doni, vetëm qepeni, se po folët, na e prishni imazhin 3 D të Shqipërisë e na zgjohen delet pastaj!