Pas dy vrasjeve të fundit të ndodhur në Mamurras brenda 24 orëve, ka reaguar ashpër deputeti i Partisë Socialiste në Kurbin, Gjetan Gjetani.

Lidhur me këto ngjarje në një postim në Facebook, Gjetani akuzon policinë dhe drejtuesit e këtij institucioni në Kurbin si të paaftë dhe të korruptuar, ndërsa ka paralajmëruar protesta nëse nuk merren masa urgjente për përmirësimin e situatës në këtë qytet.

STATUSI I PLOTË

Ngjarjet e fundit të ndodhura në Kurbin, më kanë shqetësuar shumë. Duke bërë që në Kurbin, mos ndihemi të sigurtë. Eksploviz, kërcënim me armë dhe vrasjen e dy të rinjëve tregon që policia ëhstë hallkë shtetërore shumë e paaftë. Kjo tregon se në Kurbin kanë sjellë oficera dhe drejtues policie të paaftë, të korruptuar dhe ordinera. Si deputet i kësaj zonë kam pas ankesa të shumtë nga qytetarët të cilat do ti ëj publike në parlament. Brenda muajit shtator do kërkoj interpelancë me ministrin e brendshëm dhe nqs nuk do të marrë masa për pastrimin e komisariatit të plolicisë Kurbin, unë i pari do ngrihem në protestë, duke kërkuar mbështetjen e të gjithë qytetarëve të Kurbinit pa marrë parasysh ngjyrat politike.