Mazhoranca po zhvillon sot seancën plenare në Kuvend ndërsa opozita ka vendosu të bojkotojë duke u zhvendosur në Elbasan për takimin e rradhës.

Parlamenti shqiptar duke shumë i qetë vetëm me deputetët e Partisë Socialiste.

Ndërsa këto të fundit kalojnë kohën duke biseduar, duke qeshur, shtrënguar duart dhe madje edhe duke komentuar fotot e njëri-tjetrit në rrjetet sociale.

Në fotot e shkrepura nga LSA, Rama është fotografuar në bisedë me ministrin Gjiknuri, kryeparlamentari Ruçi takohet i qeshur me ministrin Bushati dhe ministren e Arsimit, Lindita Nikolla, ndërkohë që në radhët e deputetëve, Hyseni komenton foton e deputetes Vasilika Hysi.