Opozita do të bojkotojë sërish Parlamentin ditën e nesërme, ndërsa mësohet se rreth orës 10:00, do të mblidhen në Elbasan, pas mbledhjës së Shkodrës dy ditë më parë.

Pas bojkotit të ditës së hënë, kur nisi sesioni i parë i zhvillimeve të Kuvendit, PD dhe aleatët e saj do të mblidhen nesër në Elbasan, duke mos u paraqitur në seancën plenare, për të dhënë kështu një tjetër mesazh për qëndresën kundër krimit.