Në datën 7 shtator, në “Elbasan Arena” do të zhvillohet takimi mes Shqipërisë dhe Izraelit, e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Departamenti Amerikan i Shtetit ka dhënë paralajmërim për qytetarët amerikan që ndodhen në Shqipëri.
DASH i bën thirrje qytetarëve të saj që të marrin masat pasi ndihet frika e ndonjë ndodhie të paparashikuar.
"Një ndeshje futbolli do të luhet mes Shqipërisë dhe Izraelit në 7 shtator, ora 20:45. Edhe pse nuk jemi në dijeni për kërcënime specifike ndaj shtetasve amerikanë, fitojmë që të kenë kujdes pranë stadiumit të Elbasanit, para dhe gjatë ndeshjes", ishte njoftimi në "Twitter".