Në ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës, Ambasada Amerikane në Tiranë, ka publikuar një foto të rrallë nga vizita e saj në Shtëpinë e Bardhë. Foto daton më 13 qershor të vitit 1986, kur Nënë Tereza u prit nga presidenti i asaj kohe Ronald Regan.
“
| Foto e Ditës | 13 qershor, 1986. Presidenti Ronald Regan qesh së bashku me Nënë Terezën dhe Motrën Frederik, ndërsa të tre takohen në Shtëpinë e Bardhë. Nënë Tereza u dekorua me Medaljen e Lirisë nga Presidenti Regan dhe mori titullin qytetare nderi amerikane nga Presidenti Klinton në 1996. #DitaEShenjterimitTeNeneTerezes (
: Associated Press)”, shkruhet në postimin e ambasadës amerikane në Tiranë.





