Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një prej fjalëve të mençura të shenjtores Nënë Tereza, për të cilën thotë se e ka ndihmuar në të përpjetat e tatëpjetat e rrugës së tij.
Rama ka shoqëruar këtë status, duke publikuar në vijimësi historinë e familjes së varfër Zhupani nga fshati Sallmone në Durrës, e cila jetonte në një kushte të tmerrshme dhe të frikshme, siç e përshkruan dhe vetë kryeministri.
Tashmë anëtarët e familjes janë larguar nga banesa e rrënuar dhe janë vendosur në një shtëpi provizore deri në ndërtimin e shtëpisë së vjetër.
“MIRËMËNGJES dhe në këtë ditë të bekuar të Nënë Terezës, e para fjalë që kujtoj prej saj, është fjala që më ndihmon shpesh në të përpjetat e të tatëpjetat e rrugës sime, "Më mirë të ndezësh një qiri, sesa të mallkosh errësirën".
Ditë të paqme
”, shkruan Rama.





