Kryetari i opozitës Lulzim Basha nisi nga Shkodra ka nisur një takim me strukturat në rrethe për t’iu përgjigjur asaj që ai e quan sfidës jetike të vendit, çlirimit të qeverisë nga krimi.

Basha i ka kërkuar kryesisë së degës që përfasqësuesit e PD të mobilizojnë qytetarët kundër krimit, ndërsa tha se në këto kushte procesi i organizimit të brendshëm të PD duhet të evidentojë më të mirë për zgjedhjet e ardhshme vendore.

"Ajo që ka rëndësi, është shkalla e mobilizimit me të cilën ne si PD, në nivelin e lagjeve, blloqeve, shtëpive e fshatrave, do të mund t’i përgjigjemi thirrjes për një aksion radikal politik, që të ketë synim largimin e këtij kryeministri dhe të kësaj qeverie. Që nga ky moment, që kur të ndahemi prej ketij takimi, puna duhet të nisë derë me derë me njerëzit. Sot rrugë tjetër përveç përballjes nuk ka. Prandaj ka shumë rëndësi që procesi i organizimit të brendshëm, të evidentojë më të mirët brenda partisë, të evidentojë më të mirët në raport me zgjedhjet e ardhshme lokale dhe, me gjasa zgjedhjet e ardhshme parlamentare, që janë objektivi final i aksionit dhe i platformës, që opozita do të bëjë publike në ditët dhe javët e ardhshme."